Rreth Nesh

Historia jonë ka filluar me shumë punë dhe do të vazhdojë  me përkushtim ndaj çdo klienti, sepse secili njeri dhe çdo objekt e meritojnë të frymojnë lirshëm!

icon_widget_image Mon-Sat 8:00-17:30; Sunday-CLOSED icon_widget_image f. Bogovinë, Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut icon_widget_image +389 70 362 014 +389 70 330 374 icon_widget_image [email protected] [email protected]
+389 70 362 014 [email protected] E Hënë-E Shtunë: 8:00 - 17:30, E Diel: MBYLLUR
Image Alt
CESOVENT

Rreth Nesh

Historia jonë është motiv i një të kaluare me shumë mund. Përvoja jonë ka nxitur në arritjen e qëllimeve të përbashkëta si kompani. Numri i madh i ekipit tonë të punës është siguri dhe dëshmi për atë të cilën ju e zgjidhni!

Rreth Nesh

Behar Imeri – CEO

Në çdo moment që frymojmë ne harxhojmë një pjesë të jetës tonë dhe secila frymëmarrje na kushton duke na bërë të vetëdijshëm për rëndësinë e saj. Në këtë kohë, kur problemi me ajrin është i rënduar, e keni mendësinë t’i jepi vetes një zgjidhje duke bashkëpunuar me Cesovent për freskinë dhe pastërtinë e ajrit aty ku jetoni.

Përgjegjësia është e madhe kur projektet madhore varen nga kompania jote, por edhe emocioni është i madh kur sheh rezultatet pozitive të tyre, gjë të cilën ne e kemi përjetuar me secilin projekt. Ndarja e mendjes për të punuar me këtë profesion nuk ishte e lehtë, sepse ti ke përgjegjësinë për çdo grimcë të ajrit që qarkullon në hapësirat që i merr përsipër, por kur përballesh me probleme të kësaj natyre, ti e kupton se sa e rëndësishme është zgjidhja e tyre, prandaj më shumë se vetes askujt nuk i besojmë për ta ushtruar këtë drejtim. Me kalimin e viteve, gjithmonë e më shumë rritej përvoja dhe profesionalizmi në punë dhe në vitin 2011 e regjistruam kompaninë tonë si kompani valide në vend me emrin Cesovent. Në vitet e para të punës tonë, ne funksiononim me një kapacitet të vogël të të punësuarve, ku përfshiheshin vetëm 4 punëtor dhe me arritjen e sukseseve në punë ne zgjeruam edhe numrin e punëtorëve dhe kapacitetit punues, i cili sot ka arritur deri në 50 punëtorë. Po këtë vit kompania ngeli në menaxhimin tim dhe përgjegjësitë u shtuan edhe më tepër. Gjithmonë të vëmendshëm në punën që bëjë dhe duke bartur përgjegjësi për çdo punë e cila del nga kompania jonë, ne iu garantojmë klientëve tanë se jemi serioz dhe bashkëpunues me të gjithë.

Historia jonë ka filluar me shumë punë dhe do të vazhdojë  me përkushtim ndaj çdo klienti, sepse secili njeri dhe çdo objekt e meritojnë të frymojnë lirshëm!

Historia

HISTORIA
  1. SHKURT 1996

    Fillimet e kompanisë

    Filluam punët e para me këtë veprimtari. Pak i njohur në vendin tonë por shumë i nevojshëm.

  2. Gusht 2004

    Zgjerimi i ekipit

    Nevoja për zgjerimin e ekipit punues erdhi shpejt si rezultat i numrit të projekteve

  3. Shtator 2008

    Projekti me përmasa të mëdha

    Realizuam projektin e parë me përmasa të mëdha, i cili është Spitali Klinik i Tetovës.

  4. Janar 2011

    Behar Imeri emërohet si drejtor

    Cesovent kalon në duart e Behar Imeri-t si drejtor i saj.

  5. Mars 2014

    Projekti "Shkupi 2014"

    Na u besuan për realizim disa projekte të mëdha nga projekti Shkupi 2014.

  6. Tetor 2017

    Zgjerimi i ekipit

    Numri i punëtorëve u rrit në mënyrë drastike për shkak të numrit të madh të projekteve të fituara.

  7. August 2019

    Cesovent Kosovë

    Suksesi ynë u zgjerua edhe në Kosovë. U hap dega jonë e parë në një shtet tjetër. Arritëm realizimin e Cesovent Kosovë.

  8. Nëntor 2020

    Projekti "Skopje East Gate"

    Ky vit solli projektin më të madh të kopanisë deri më tani. Na u besua neve që të realizojmë çdo punë të profesionit tonë në Skopje East Gate.

Planifikim

Ekipi i specializuar i inxhinierëve të kompanisë tonë bën planifikimin e sistemit e përsosur të ajrit për objektin tuaj.

Montim

Realizimi i planifikimit të projekteve me kualitet të garantuar është rezultati që japim pas çdo planifikimi dhe gjithmonë kemi rezultuar te suksesshëm maksimalisht.

Mirëmbajtje

Detyrimisht i përgjigjemi çdo kërkese të klientit në çdo moment për të gjitha montimet që bën Cesovent. Mirëmbajmë secilin projekt të realizuar nga kompania jonë!

300 300

T'PËRFUNDUARA

Projekte

5 5

AKTIVE

Shtete

50 50

PROFESIONAL

Punëtorë

25 25

VITE

Eksperiencë