Reth nesh

Disa fjalë reth nesh

Rrugëtimi i kompanisë tonë është një histori e cila fillon që nga viti 1996 në fshatin Bogovinë - Tetovë. Po në këtë vit, ideatori i saj, Nasir Imeri, filloi të punojë me ventilim, me një kapacitet shumë të vogël por me përvojë të sjellur nga Zvicra. 12 vite eksperiencë të fituar në Zvicër, ishin shtytja më e madhe e cila ndikoi në rritjen e suksesit e kompanisë Cesovent dhe e bëri që ajo të sjellë profesioanlizëm zvicerian. Me kalimin e viteve, gjithmonë e më shumë rritej përvoja dhe profesionalizmi në punë dhe në vitin 2011 e regjistruam kompaninë tonë si kompani valide në vend me emrin Cesovent. Në vitet e para të punës tonë, ne funksiononim me një kapacitet të vogël të të punësuarve, ku përfshiheshin vetëm 4 punëtor dhe me arritjen e sukseseve në punë ne zgjëruam edhe numrin e punëtorve dhe kapacitetit punues, i cili sot ka arritur deri në 11 punëtorë. Me drejtor Behar Imeri, Cesovent vazhdon rrugëtimin e saj me një menaxhim të suksesshëm dhe me rezultate të favorshme. Ekipi i profesionalizuar dhe materialet kualitative, të cilat ne i përdorim gjatë punës, janë elementet kryesore të cilat na dallojnë nga konkurentët tjerë në tregun tonë. Gjithmonë të vëmendshëm në punën që bëjë dhe duke bartur përgjegjësi për çdo punë e cila del nga kompania jonë, ne iu garantojmë klientëve tanë se jemi serioz dhe bashkëpunues me të gjithë.


Vizioni

Cesovent punon drejt një qëllimi. Jemi të qartë dhe punojmë për atë që duam. Ne japim maksimumin në punën tonë për të qenë lider në zinxhin e kompanive të cilat veprojnë në rrjetin e profilit ku veprojmë.

Detyra jonë

Detyra e ventilimit në ndërtesa është zëvendësimi i vazhdueshëm i ajrit të ndotur brenda ambientit me ajër të paster nga atmosfera e lire, në mënyrë që të ruhen kushtet e optimale higjienike, të cilat janë të nevojshme për një jetë të shëndetshme dhe të këndshme, ndërsa dëtyra jonë si Cesovent është që ne të ua ofrojmë këtë mundësi të gjithëve që dëshirojnë të bashkëpunojnë me ne.

Për ju

Që kur filloi të funksionojë kompania jonë Cesovent, ne u përqendruam në atë se çfar duhet të ju ofrojmë klientëve dhe çfar realisht arrijmë të ju ofrojmë. Të vetëdijshëm për rëndësinë e ventilimit në çdo objekt, ne kemi zgjedhur materialet më të mira dhe ekipin më të profesionalizuar për të qenë gjithmonë për ju dhe në shërbimin tuaj. Mjafton të na zgjidhni neve dhe ne do të jemi atje për t’i dhënë freski çdo objekti.

Bordi Drejtues

Naser Imeri

Founder

Behar Imeri

CEO

Faton Esati

Manager